Please enter at least 3 characters.

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin në Ferizaj

2017/05/paraburgimi.jpg

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit F.D., pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Zjarrvënje”.

Prokuroria thotë se ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim për 24 orë.