Please enter at least 3 characters.

Prokurori i lëndës kërkon rigjykim për të dënuarit në rastin "Monstra"

2017/01/Smillkovc-Monstra.jpg

Shfuqizim të aktgjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës "Monstra" përsëri në gjykim, kërkoi sot prokurorja publike, Liljana Spasovska.

Kërkesa e saj është për shkak të gjendjes faktike të pavërtetuar, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të materialeve të përgjuara, të cilat mund ta ndryshojnë rjedhën e procedurës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pala mbrojtëse këmbëngul se është shumë afër zbardhja e plotë e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë, 5 vite më parë.

Në seancën e hapur të Gjykatës së Lartë, ku u shqyrtuan ankesat, të dënuarit sërish u deklaruan të pafajshëm./Telegrafi/