Projekt për aftësimin dhe punësimin e grave rome në Maqedoni
Rreth 40 gra të komunitetit rom në Gostivar, Tetovë dhe Dibër, përmes trajnimit në disa kompani do të përfitojnë aftësi për të ardhur deri te punësimi i përhershëm, ose të mësojnë që me sukses të udhëheqin afarizmin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshje për trajnime janë nënshkruar në prezantimin e projektit ''Rritja e pjesëmarrjes së grave rome në tregun e punës'' që zbatohet nga Shoqata humanitare bamirëse ''Hëna''.
Gjatë trajnimit tremujorë në firma të ndryshme, gratë do të fitojnë një kompenzim të caktuar, e pastaj do të kenë mundësi punësimi, sipas nevojave të firmave.
Në Gostivar, kandidatet janë shpërndarë në shtëpi shëndeti, sallone ondulimi, markete dhe firma tjera. Projekti financohet nga BE-ja përmes Sektorit për financim qendorr dhe lidhjes së marrëveshjeve pranë Ministrisë së financave./Telegrafi/


