Mbeturinat vazhdojnë të jenë problem për qytetarët, këto janë pamjet nga rrugët e Prishtinës
Mbeturinat vazhdojnë të qëndrojnë të pahequra në rrugën “Njazi Azemi” në Prishtinë, duke krijuar shqetësim te banorët e kësaj zone.
Në një fotografi të dërguar në adresën e Telegrafit, shihet se mbeturinat nuk janë larguar për rreth 10 ditë.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për pastrimin e hapësirës.
Sipas tyre, situata vazhdon prej ditësh, ndërsa mbeturinat e grumbulluara po dëmtojnë pamjen dhe pastërtinë e kësaj zone të kryeqytetit.
Banorët apelojnë për intervenim sa më të shpejtë dhe për mirëmbajtje të rregullt të hapësirës publike.
Qytetarët e Prishtinës kanë vazhduar të raportojnë për gjendjen e mbeturinave në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Përmes fotografive të publikuara, ata kanë paraqitur grumbuj mbeturinash pranë rrugëve dhe hapësirave të banimit, duke kërkuar reagim nga institucionet dhe ndërmarrjet përgjegjëse.
Banorët kërkojnë që mbeturinat të largohen sa më shpejt dhe që shërbimi i pastrimit të jetë më i rregullt, pasi, siç thonë ata, problemet me mbeturinat po vazhdojnë.
Fotografitë e publikuara nga qytetarët dëshmojnë gjendjen në terren, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë intervenim nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/


