Problemet mes tyre, Donald Trump thotë se P.Diddy i kërkoi falje
Donald Trump ka konfirmuar se P Diddy ka kërkuar mëshirë në lidhje me çështjen e tij penale federale.
Ndërsa foli për një falje të mundshme për ish-të dashurën e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, Trump përmendi se shumë njerëz i kanë kërkuar falje, përfshirë Diddyn.
P Diddy u dënua me më shumë se katër vjet burg të premten, pasi u shpall fajtor për dy akuza për transportim për prostitucion.
Në gusht, një anëtar i ekipit ligjor të Diddyt i tha CNN se ata i kishin kontaktuar administratës Trump në lidhje me një falje të mundshme.
"Ne i kontaktuam ata dhe biseduam për një falje", tha avokatja Nicole Westmoreland për CNN.
Trump kishte lënë të kuptohet më parë në një intervistë se ndoshta nuk do ta falte Diddyn, duke thënë: "Isha shumë miqësor me të, shkonim shumë mirë dhe ai dukej si një djalë i mirë. Nuk e njihja shumë mirë. Kur kandidova për president, ai ishte shumë armiqësor”.
Trump tha se kjo e bëri më të vështirë faljen e Diddyt. Administrata Trump tha se "nuk do të komentojë mbi kërkesat për falje".
Avokatët e Diddyt i kërkuan gjykatësit Arun Subramanian t'i rekomandonte Byrosë së Burgjeve që reperi të vendoset në një qendër korrektuese federale në Fort Dix, New Jersey, në mënyrë që të ketë më shumë vizita familjare dhe rehabilitim të përshtatshëm. /Telegrafi/


