Please enter at least 3 characters.

Probleme teknike në pikën kufitare "Tabanocë", krijohen kolona të gjata me automjete

Kolona të gjata automjetesh në vapë presin të kalojnë kufirin maqedono-serb në pikën kufitare “Tabanocë”.

Pesë kolona me automjete kanë pritur për më shumë se një orë për të hyrë në Serbi.

Për këtë rast reaguan nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët e kanë sqaruar situatën.

“Për shkak të problemeve teknike, sistemi i pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Serbisë po funksionon ngadalë, prandaj ka vonesa të caktuara gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Shërbimet kompetente po marrin masa intensive për të eliminuar problemin dhe për të normalizuar funksionimin e sistemit sa më shpejt të jetë e mundur”, informoi Ministria e Brendshme”.