Please enter at least 3 characters.

Probleme me Facebookun, përdoruesit në mbarë botën ankohen se nuk mund të hyjnë as në Instagram

2022/04/1576847093750-aplikacije-830x0-1.jpg

Rrjeti social Facebook, si dhe Instagrami, kanë rënë në disa pjesë të botës.

Shumë përdorues raportojnë se kanë problem me përdorimin e Facebookut dhe disa prej tyre nuk kanë Instagram apo Messenger.

Përdoruesit raportojnë probleme me mesazhet dhe shtojnë se nuk mund të postojnë përmbajtje në profilet e tyre.

DownDetector deklaroi se kishte më shumë se 2,900 raportime për probleme me Facebook.

Ndryshe, Facebook ka paralajmëruar se do të ketë përditësime të reja rreth sigurisë së rrjetit social. /Telegrafi/