Please enter at least 3 characters.

Prizren, vendosen ulëset dhe shportat e reja

2024/11/467256955_966235155536139_7201961018685498243_n.jpg

Në Prizren janë duke u vendosur ulëset dhe shportat e reja.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prizrenit në një njoftim për media, transmeton Telegrafi.

"Në kuadër të punimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe vizitorët në zonën historike të Prizrenit, ka filluar vendosja e ulëseve dhe shportave të reja", thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se "këto janë elemente të thjeshta, mirëpo, shumë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe ruajtjen e pastërtisë në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit"./Telegrafi/