Please enter at least 3 characters.

Prizren, arrestohen tre persona dhe konfiskohen dy armë

2016/04/policia1416587570.jpg

Gjatë patrullimit nëpër rrugët e fshatit Caparc të Prizrenit, patrulla e Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka kontrolluar një veturë e cila ishte e dyshuar më herët.

Kjo veturë e llojit WV Tauran është gjetur e parkuar derisa brenda ishin tre persona brenda dhe gjatë kontrollit janë gjetur dy armë zjarri, pistoleta me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.