Please enter at least 3 characters.

Privohet nga liria 45 vjeçari nga Gostivari, në gjendje të dehur ka dhunuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e tij

2016/10/pranga.jpg

Më 16.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin I.T. (45) nga Gostivari.

Pas një denoncimi të mëparshëm për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, te ai janë matur 1,01 promil alkool në gjak.

Gjatë mbrëmjes, bashkëshortja ka denoncuar përveç kësaj se i njëjti për një periudhë të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, e kishte detyruar në marrëdhënie seksuale dhe kishte ushtruar maltretim psikologjik e fizik ndaj saj dhe fëmijëve.

Mbi këtë bazë, në orën 23:55 është kryer bastisje në shtëpinë e I.T., me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që lidhen me veprën penale.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.