Privohet nga liria 33 vjeçari nga Shkupi, dyshohet për vjedhje dhe sulm fizik
18/05/2025
Nëpunës policorë nga SPB Shkup dje në orën 18:10 e kanë privuar nga liria A.K. (33) nga Shkupi, i cili dyshohet se ka vjedhur një send dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës në një kazino në zonën Qendër të Shkupit rreth orës 17:20. Atij iu gjet marihuanë dhe sendet e vjedhura, njofton MPB-ja.
Nga atje theksojnë se personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.


