Please enter at least 3 characters.

Pritet duel i zjarrtë: Valencia - Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

2023/05/valencia-real-madrid.png

Real Madridi është mysafir i Valencias në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të luhet në Estadio de Mestalla.

Do të jetë një duel i vështirë për Los Blancos, duke ditur se kundërshtari i tyre po lufton për mbijetesë.

Natyrisht se madrilenët nuk e kanë vendin e sigurt në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, andaj tri pikë do t’i afronin ata më shumë drejt qëllimit.

Formacionet zyrtare:

Valencia: Mamardashvili, Correia, Ozkacar, Comert, Gaya, Nico, Guerra, Lopez, Almeida, Kluivert, Cavani.

Real Madrid: Courtois; Lucas, Militao, Rudiger, Mendy; Tchouaméni, Ceballos, Camavinga; Asensio, Vinicius; Benzema. /Telegrafi/