Prishtinës i helmohen dy koreanët
Lajmin për helmimin e lojtarëve ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, kryetrajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi.
“Dje i kam aktivizuar për 30 minuta dy futbollistët korean, por ata nuk kanë mundur të luajnë më shumë, për shkak se ishin helmuar. Gjendja e tyre është stabile dhe po vazhdojnë të jenë pjesë e përgatitjeve, por dje kanë pasur probleme të vogla. Dëshira e tyre ishte të luanin më shumë, por mundësia jo”, është shprehur Krasniqi.
I pyetur për cilësitë e futbollistëve korean, ai është shprehur:
“Janë futbollist të mirë. Në stërvitjen e parë nuk kam pasur rast të jem aty, por kolegët më kanë treguar se bëhet fjalë për lojtarë të mirë që dinë të luajnë futboll. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të paraqiten”, nënvizoi Krasniqi.
I pari i shtabit teknik të prishtinasve, theksoi më tej se sot kanë pasur një takim me udhëheqësit e klubit dhe ka mbetur që deri të mërkurën të kryhen disa obligime ndaj lojtarëve si dhe të nënshkruhen kontratat për disa futbollist që ende nuk kanë kontratë.


