Prishtina zyrtarizon transferimin e portierit kroat, Ivan Jeliç
Prishtina ka zyrtarizuar sot (e enjte) transferimin e portierit kroat, Ivan Jeliç, i cili vjen nga klubi slloven, NK Krsko.
Klubi më i trofeshëm nga Kosova, Prishtina ka konfirmuar dy transferime gjatë ditës së sotme.
Pas konfirmimit të mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili vjen nga Hajduku i Splitit si huazim, tani kanë zyrtarizuar edhe portierin Ivan Jeliç.
Është vet klubi kryeqytetas që ka bërë publik këtë transferim me anë të rrjeteve sociale.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës: Prishtina plotëson numrin e portierëveKroati, 198cm, Ivan Jeliç bëhet bardhekaltërPrishtinë, 10 shtator 2020 – Eglant Haxho, Alban Muqiqi kanë vazhduar kontratat me bardhekaltërit, por Prishtina ka siguruar edhe shërbinin njëvjeçar të portierit 22 vjeç nga Kroacia, Ivan Jeliç i lindur më 19.11.1997 në Split.Anëtar i disa skudrave kroate, por më e njohura RNK Split, së fundi ka mbrojtur për anëtarin e Ligës së parë sllovene, NK Krsko.“Të jem i sinqert nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën. Por, me ndihmën e menaxherëve, shumë shpejtë kemi arritur marrëveshjen dhe ja tani ndodhem këtu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që bëhem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është ky hap i madh në karrierën time”.“Me të dëgjuar familja për Prishtinën, ishin pak skeptik përshkak “koronës”, por babai menjëherë më tregoi se bëhet fjalë për një klub të madh. Pastaj u interesova më shumë nëpërmjet shokëve dhe që të gjithë njëzëri më sugjeruan që pa hezitim të pranojë këtë sfidë të re dhe jam shumë i kënaqur që tani më ndodhem në mjedisin e ri”./Telegrafi/


