Prishtina transferon talentin Grajqevci
04/07/2015
“Kemi nënshkruar kontratë trevjeçare me Atdhe Grajqevcin. Atë e shohim si perspektivë të ekipit”, u shpreh Muçiqi për Zërin. Grajqevci shihet si një talent i jashtëzakonshëm, ndërsa është vetëm 16 vjeç.
Ndërkohë, prishtinasit kanë paralajmëruar edhe përforcime të tjera gjatë kësaj vere. Gjithashtu, ata po punojnë në vazhdimin e kontratave me lojtarët që i kanë në ekip. Shumë shpejt kontratën pritet ta rinovojë edhe ylli i ekipit, Mentor Zhdrella.
Të enjten, Prishtina e riktheu në ekip mbrojtësin e djathtë, Besnik Krasniqi. /Zëri/


