Please enter at least 3 characters.

Prishtina synon kualifikimin ndaj Larnes në ‘Fadil Fokrri’ - formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqire e ekipit nga Irlanda e Veriut, Larne, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Kjo përballje luhet në kuadër të kualifikimeve për në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 çka u pa si diçka pozitive për kryeqytetasit.

Tani, të besuarit e Arsim Thaçit me ndihmën e tifozëve do të synojnë kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në këtë drejtim, tekniku Thaçi ka vendosur të futet në fushë me futbollistët më të mirë që ka në dispozicion.

Formacionet zyrtare: 

Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Boueye, Vitija, Namani, Taipi, Saletic, Muja, Kryeziu, Veliu.

Larne: Ferguson, Graham, Donnelly, Nalan, Cosgrove, Gallagher, Randalli, Sloan, McKendry, O’Neill, Bent.

/Telegrafi/