Please enter at least 3 characters.

Prishtina lidere, fundos Pejën

2016/01/prishtina-lidere-fundos-pej-euml-n_2_2_hd.jpg

Ishte lojë mjaft dinamike në fillim të takimit para rreth 2500 të pranishmëve, të cilët ia lehtësuan punët Prishtinës.

Lideri ishte Dardan Berisha. Me disa treshe dhe lojë të shkëlqyer bashkë me Kendrick Jones.

Epërsia më e madhe u regjistrua në çerekun e parë kur ndodhi edhe shpërthimi me një epërsi prej 15 pikësh.

Deri në fund u zhvillua një lojë mjaft monotone ku Prishtina mbajti hapin dhe Peja nuk arriti të kthehej në këtë takim.

Më i miri i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 24 pikë dhe pesë asistime, i pasuar nga Blerim Mazreku që realizoi 14 pikë.

Te Peja shkëlqeu Gerti Shima me 20 pikë dhe pesë kërcime, por ai nuk kishte përkrahjen e mjaftueshme nga bashklojtarët e tij.

Sigal Prishtina tani siguron kreun e tabelës me 33 pikë, kurse Peja është në vendin e dytë me 32 pikë. Titulli edhe këtë edicion pritet të diskutohet mes Plisave dhe Shqiponjave. /Telegrafi/