Please enter at least 3 characters.

Prishtina kthen Besnik Krasniqin

2016/01/prishtina-kthen-besnik-krasniqin_hd.jpg

Arritjen e marrëveshjes me futbollistin cilësor e ka konfirmuar nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi.

“Kemi nënshkruar me Besnik Krasniqin, i cili kthehet në klub”, tregoi ai për “Zërin”.

Ndër të tjera, Muçiqi ka njoftuar se Bardhekaltrit të enjten kanë qenë të efektshëm edhe në vazhdimin e kontratave me lojtarët që janë pjesë e klubit. Me këtë rast, Liridon Kukaj, Ahmet Haliti dhe Driton Krasniqi e kanë vazhduar kontratën, ndërsa prishtinasit e kanë angazhuar edhe talentin e KEK-ut, Atdhe Grajqevci.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim, kontratën pritet ta vazhdojë edhe ylli i skuadrës, Mentor Zhdrella.