Please enter at least 3 characters.

Prishtina i shpëton barazhit, fiton te Ballkani

Prishtina i ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e vështirë ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0-2 në udhëtim në Suharekë, sfidën që ishte mjaft e baraspeshuar.

Leutrim Kryeziu u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar Prishtinën në epërsi (9’).

Ballkani megjithatë arriti të këndellet për të shënuar përmes Valentin Serebe (44’).

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës ishte talenti Rin Ahmeti që shënoi një tjetër gol të bukur (70’).

Prishtina me këtë fitore ngjitët në pozitën e katërt me 49 pikë ndërsa Ballkani qëndron në vendin e dytë me 58 sosh./Telegrafi/