Prishtina gjobitet me 2000 euro, Vëllaznimi me 800
02/10/2014
Komisioni i disiplinor i shkallës së parë të Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) ka marr vendim të dënojë me gjobë rekorde të shënuar deri më tani në futbollin kosovar, prej 2 mijë euro.
Gjatë ndeshjes së javës së gjashtë të Raiffeisen Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit të Gjakovës ka pasur rrahje ndërmjet shikuesve vendas dhe mysafir me ç’rast ka pasur edhe hedhje të gjësendeve piroteknike.
Ndryshe nga Prishtina, Vëllaznimi është gjobitur me 800 euro. Megjithatë të dy palët kanë të drejtë ankese në komisionin e shkallës së dytë brenda tetë ditësh. /Sporti1/Telegrafi/


