Please enter at least 3 characters.

Prishtina dhe Llapi, përballje e madhe në finalen e Kupës së Kosovës

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25 do të zhvillohet të enjten, më 22 maj, dhe do të sjellë një përballje të zjarrtë mes dy skuadrave më të suksesshme të viteve të fundit në këtë garë – Prishtina dhe Llapi.

Prishtina, klubi më i trofeshëm ka plot 8 trofe të fituar (1994, 2006, 2013, 2016, 2018, 2020, 2023), do të synojë ta shtojë edhe një tjetër titull në arkivën e saj pas humbjes dramatike në finalen e vitit të kaluar ndaj Ballkanit pas penalltive.

Në rrugëtimin drejt finales, Prishtina ka eliminuar me sukses katër kundërshtarë: TOP Futbollin, Suharekën, Vëllaznimin dhe në gjysmëfinale Dritën – duke treguar formë dhe konsistencë.

Në anën tjetër, Llapi, që ka fituar Kupën e Kosovës dy herë radhazi në vitet 2021 dhe 2022, rikthehet në finale me ambicie të qarta për trofeun e tretë në histori.

Llapi ka kaluar pengesa të vështira duke eliminuar Flamurtarin, Vushtrrinë, Malishevën dhe më pas Drenicën në gjysmëfinale.

Kjo përballje pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli mes dy skuadrave që jo vetëm kanë histori të pasur në këtë garë, por edhe tifozeri të zjarrtë dhe lojtarë cilësorë që kanë dëshmuar veten gjatë sezonit.

Kush fiton në finalen e Ligës së Kampionëve?

Paris Saint-Germain

Inter

Finalja e 22 majit premton emocione, rivalitet dhe një trofe të lakmuar që do të vendoset vetëm pas 90 (apo më shumë) minutash futboll të vërtetë. /Telegrafi/