Please enter at least 3 characters.

Prilepi vendosi t'u mundësojë pensionistëve transport publik falas

2016/01/sa-euml-sht-euml-r-euml-nd-euml-t-euml-jesh-shqiptar-n-euml-prilep_hd.jpg

Këshilli i komunës së Prilepit e ka mbajtur seancën e tetë me radhë ku ka vendosur në të mirë të pensionistëve të këtij qyteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli vendosi që pensionistët të kenë të drejtën e transportit publik falas, respektivisht për gratë që kanë arritur moshën 62 vjeçare, dhe burrat që kanë arritur moshën 64 vjeçare.

Në mbledhje u miratua edhe raporti i punës së këshillit për vitin 2017, pastaj plani financiar për punën e çerdheve të fëmijëve "E ardhmja jonë".

U miratua edhe programi i ndërmarrjes publike "Komunalec". Këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan mbledhjen si shenjë proteste dhe në mbështetje të të arrestuarve të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/