Please enter at least 3 characters.

Prezantuesja nuk arrin të ndal lotët, derisa gjatë transmetimit live tregoi se gruaja e kolegut të saj ka humbur jetën në tërmetin që goditi Meksikën (Video)

2017/09/1-492.jpg
5:"Burim

Prezantuesja e lajmeve derisa po e lexonte lajmin për tërmetin që ka goditur Meksikën, nuk ka mundur të ndalë lotët kur tregoi se gruaja e kolegut të saj është njëra nga viktimat.

Yuriria Sierra nga televizioni Imagen, ishte lidhur drejtpërdrejt me kolegun e saj nga vendi i ngjarjes, kur i tregoi audiencës së në mesin e viktimave të tërmetit është gruaja e kolegut të saj.

Tërmeti që goditi Mexico City la më shumë se 300 persona të vdekur dhe qindra tjerë të ngujuar brenda rrënojave.

Gruaja e kolegut të saj Julio Ocana kishte humbur jetën pasi për 73 orë qëndroi e ngujuar nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar.

Dhe kur filloi të flasë për këtë rast, ajo nuk arriti t’i ndalë lotët. /Telegrafi/