Please enter at least 3 characters.

Prezantuesi i motit tmerrohet kur e sheh merimangën (Video)

2017/04/Prezantuesi-i-motit-reagoi-si-fëmijë-nga-frika-prej-merimangës-foto.jpg
17:"© Twitter / WGRZ

Patrick Hammer nga një kanal televiziv në New York, ka kërcyer nga frika kur në ekran i është paraqitur një merimangë, që dukej gjigante ngase ishte shumë pranë kamerës.

Reporteri është larguar për një moment, por është kthyer sërish duke e përshkruar ngjarjen, teksa insekti e kapi dhe nisi ta hajë një tjetër që e kishte pranë, transmeton Telegrafi.

“Kemi një merimangë që e ka afër drekën dhe po bëhet gati të ushqehet”, ka thënë Hammer.

Pasi është larguar nga ekrani, ai ka vazhduar sërish të njoftojë për motin, teksa vazhdonte të qeshte me kolegët. /Telegrafi/