Please enter at least 3 characters.

Pretendentët për “Këngën e vitit” në Top Awards, jashtë disa nga hitet kryesore

2016/05/13165955_894192677356690_5054992200934716905_n-e1464265962376.jpg

Evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në muzikën shqiptare ka gati kandidaturat për këngët dhe këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë brenda një viti.

Top Awards që organizohet nga Top Channel sonte pritet të zbulojë të nominuarit për të gjitha kategoritë, transmeton Telegrafi.

Ledion Liço, prezantuesi i këtij eventi ka zbuluar këngët që konkurojnë për kategorinë “Song of the year”.

Nominimet për këtë kategori janë:

ERA ISTREFI - BONBON MAJK FT. GHETTO GEASY - SJENA MO ELVANA GJATA FT. BRUNO - LOVE ME ERA ISTREFI FT. LEDRI VULA - SHUME PIS NOIZY - NUMBER ONE MOZZIK FT. KIDA - PREMTIMET 2TON - ANI NASHT 2PO2 FT. FLORI - GONE GIRL MC KRESHA FT. GJURMET - ERA ALBAN SKENDERAJ - UNE DHE TI

Jashtë kësaj kategorie kanë mbetur edhe shumë këngë të tjera që gjatë një viti ishin ndër më të ndëgjuarat dhe klikuarat në kanalin “Youtube”.

Përmendim këtu dy bashkëpunimet mes Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës, këngët “Kalle” dhe “Asnihere”, "Dashni" nga Majk  apo “Shake it” mes Genta Ismajlit dhe grupit Etnon.

Kujtojmë që këta të fundit ditë më parë kanë reaguar ndaj këtyre nominimeve duke i quajtur jo korrekte dhe kundër vullntetit të publikut.

Ndarja e çmimeve në “Top Awards”do të bëhet me 24 qershor./Telegrafi/