Please enter at least 3 characters.

Presidentja Osmani e ftuar nga presidenti francez krahas liderëve botërorë në ceremoninë e Notre Dame në Paris

2024/12/vjosa-osmani-e1733498493998.jpg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t'i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.

Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée , në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.

Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë.