Presidenti Thaçi uron nënën e tij për ditëlindje (Foto)
06/08/2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë tij në “Facebook” ka uruar nënën e tij për ditëlindjen e saj të tetëdhjetë.
Ky është urimi i plotë i presidentit dedikuar nënës së tij:E dashur Nënë,I mbushe tetëdhjetë vjet.Një jetë e tërë jo dhe aq e lehtë.Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e mira na rrite me dashuri të pafund, me kujdes të përhershëm, me duart e punës, me fjalën e mirë, me shqetësime nëne, si gjithë nënat e botës. E, mbi të gjitha, na mëkove me dashurinë ndaj atdheut.Uroj që çdo ditë ta gëzosh me shëndet të mirë, e rrethuar me dashuri dhe respekt nga njerëzit e tu më të dashur. /Telegrafi/


