Please enter at least 3 characters.

Presidenti Thaçi priti nё takim lamtumirës ambasadoren kroate Kapitanoviq

2019/08/16.08.2019-Presidenti-Thaçi-priti-nё-takim-lamtumirës-ambasadoren-kroate-Kapitanoviq_1.jpg.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.

“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Sipas njoftimit për media Ambasadorja Kapitanoviq u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.

Presidenti Thaçi në fund falënderoi për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës nё tё gjitha fushat, sidomos nё arenën ndërkombëtare dhe në BE./Telegrafi/