Please enter at least 3 characters.

Presidenti i UFC, Dana White flet për Connor McGregor, Jon Jones dhe Jorge Masvidal

2020/06/GettyImages-1036790002.jpg
222:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 20: Conor McGregor is held back by UFC President Dana White during the UFC 229 Press Conference at Radio City Music Hall on September 20, 2018 in New York City. (Photo by Steven Ryan/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i UFC, Dana White është përgjigjur pasi disa luftëtarë, përfshirë edhe Jon Jones dhe Jorge Masvidal, u ankuan publikisht se nuk marrin kompensim të duhur financiar për luftërat e tyre. Ai foli edhe për pensionimin e Connor McGregor.

White ka folur edhe për Conor Mcgregor që deklaroi disa ditë më parë se do të pensionohet.

"Jon Jones sapo nënshkroi një marrëveshje të re më pak se një vit më parë".

Jon Jones e Dana White (Foto: Jeff Zelevansky/Getty Images)

"Atij i kanë ngelur edhe tetë luftëra në marrëveshjen e tij. E vërtetë, të gjitha sportet e tjera po debatojnë për para tani", ka thënë fillimisht White.

Pas njoftimit të pensionit të Conor McGregor, presidenti i UFC ka thënë se irlandezi ishte i mërzitur nga kundërshtarët e mundshëm që e prisnin në meçet e radhës.

President I UFC, Dana White (Foto: : Christian Petersen/Getty Images)

"McGregor dëshiron të luftojë me Gaethje. Por Gaethje sapo fitoi dhe tani ai do të përballet me Khabib. Conor do të kishte mundësinë të ishte aty vetëm si luftëtar zëvendësues në rast se Khabib ose Tony nuk do të ishin, por ai u kthye dhe më tha: "Unë nuk jam një luftëtar zëvendësues, unë nuk do ta bëj këtë meç”.

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images)

“Ai do të ishte në vendin e Justin, por nuk donte”, ka thënë presidenti i UFC-së. /Telegrafi/