Presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit zbulon se është tifoz i Real Madridit
Presidenti i ri i zgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Rafael Louzan, ka folur për preferencat e tij. Një nga pikat e tij të mira javën e kaluar ishte udhëtimi në Doha të Katarit për ta ndjekur Real Madridin teksa mposhti Pachucan në finale të Intercontinental Cup.Në një intervistë që bëri ai për TeleMadrid para finales, Louzan ka deklaruar admirimin që ka për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.“Do të përpiqem që ta takojë presidentin Florentino në finale të Dohas dhe në të njëjtën kohë ta vendos veten time tërësisht në dispozicionin e tij”.“E njoh atë që shumë vite dhe kam shumë admirim për aftësinë e tij për të punuar, ku e ka dërguar klubin dhe të gjithë ne tifozët e Real Madridit jemi të lumtur se si e ka drejtuar këtë klub të madh”.


