Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Betisit: Ceballos do t’i bashkohet Realit

2017/07/ceballos.png

Presidenti i Real Betisit, Angel Haro ka konfirmuar se Dani Ceballos ka hedhur poshtë vazhdimin e kontratës me klubin dhe ka zgjedhur të bashkohet me Real Madridin.

Mesfushori 20-vjeçar gjithashtu ishte i lidhur edhe me Barcelonën dhe Juventusin, por duket i vendosur të shkojë në Bernabeu këtë javë, pasi njoftohet se ka marrëveshje për një kontratë gjashtë-vjeçare.

I lindur në Sevilla, Ceballos ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë euro në kontratën e tij me klubin Los Verdiblancos, ndonëse raportet sugjerojnë se Madridi do të paguajë 20 milionë euro, por me pagesa të ndara.

“Ceballos ka hedhur poshtë ofertën e rinovimit të Betis”, ka thënë fillimisht Haro në një konferencë shtypi të hënën.

“Nga kjo që kuptojmë, Real Madridi ka arritur marrëveshje për lojtarin për të përfunduar transferimin e tij”.

“Ne bëmë një ofertë të mirë për lojtarin, por kur një ekip hyri dhe paguante klauzolën e lirimit ose më shumë, nuk mund të bësh asgjë”.

“Ne do të dimë më shumë në orët e ardhshme, por gjendja tani është jashtë duarve tona”, përfundoi presidenti i Betisit. /Telegrafi/