Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Barçës konfirmon bisedimet me agjentin e Griezmannit

2018/05/Griezmann.jpg
280:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 04: Antoine Griezmann of Club Atletico de Madrid competes for the ball with Ivan Rakitic of FC Barcelona during the La Liga match between Barcelona and Atletico Madrid at Camp Nou on March 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se ka mbajtur një takim me agjentin e Antoine Griezmann në fillim të këtij sezoni.

Sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë i lidhur me një kalimin gjatë verës në Camp Nou.

Kjo pasi marrëveshja e tij me Los Rojiblancos raportohet të ketë një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, të cilët katalunasit do ta paguanin pa asnjë problem.

Është edhe presidenti i katalunasve që ka konfirmuar se gjatë verës të kaluar ka pasur bisedime me agjentin e Griezmannit.

Griezmann gjatë një ndeshje ndaj Barcelonës (Getty Images)

"Nuk dua të flas për lojtarët e klubeve të tjera", ka thënë fillimisht Bartomeu për Diario Sport.

"Unë provova për Griezmann kur isha në pushime vitin e kaluar dhe mbajtëm një takim me agjentin e tij në tetor të vitit të kaluar".

"Marrëdhënia jonë me Atleticon dhe presidenti i tyre, Enrique Cerezo është e fortë, ne diskutojmë shumë çështje", përfundoi presidenti i Barçës.

Ndryshe, para disa ditësh edhe Luis Suarez ka folur në lidhje me sulmuesin francez, për të cilin ka thënë se është i mirëpritur në Camp Nou. /Telegrafi/