Premierë: Ardian Mushkolaj vjen me "Harroj" (Video)
08/02/2017
Këngëtari i ri Ardian Mushkolaj ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
"Harroj" mban titullin kënga e re e zhanrit baladë, e cila është punuar me muzikë nga Isen Culi dhe Atdhe Mushkolaj.
Vargjet e tekstit janë shkruar nga Suzana Faziu, gjersa orkestrimi është kryer në studion e Florent Boshnjakut.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni XL Films. /Telegrafi/


