Pozoi nudo për Playboy, babai vrau veten
Modelja e Playboy, Loredana Chivu, ka zbuluar se babai i saj kishte bërë vetëvrasje, pasi ajo kishte vendosur të pozojë nudo për Playboy.
Bukuroshja rumune, tash 25, ishte vetëm 18 vjeçe në kohën kur pranoi ofertën për të hequr teshat dhe për të pozuar për revistën e famshme të meshkujve.
Por vendimi i vajzës nuk ishte pranuar nga babai, i cili pasi dështoi ta pengojë të bijën në këtë rrugë, kishte varrë veten në çati, pa lënë asnjë letër lamtumire.
“Gjesti tij ishte i paparashikueshëm, pasi thonë se kohët e fundit ai ndjehej shumë më i qetë dhe pa probleme”, ka kujtuar Loredana.
“Mendova se do ta kalonte shpejt, sigurisht që nuk e mendoja se do të vriste veten. Kur pa fotot e mia u trondit. U mbyll nga pjesa tjetër e botës dhe kërkoi që unë të largohesha nga familja”.
“E gjeta të varur në një nga dhomat. Nuk e kam marrë kurrë veten nga ajo që pashë”, rrëfen më tej ajo. /Telegrafi/


