Please enter at least 3 characters.

"Power" nga Lumi B dhe Liki është shndërruar në hit

2018/05/lumiliki-fk.jpg

Dueti mes Lumi B dhe karakterit të Vedat Bajramit - Liki është pëlqyer shumë që nga dita e parë e lansimit.

Videoja muzikore e këngës "Power" ishte dhënë premierë në platformën online GjirafaVideo.

Kënga që përmban një tekst tejet komik është pjesë e serialit të popullarizuar, “Egjeli”.

Pas lansimit në platformën GjirafaVideo, videoklipi i kësaj kënge u publikua edhe në kanalin e Lumi B në YouTube.

Një javë pas publikimit, videoja muzikore është shikuar mbi 1.2 milionë herë në shërbimin e po popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Pas kësaj kënge qëndron autori i shumë hiteve, Arbër Gjikolli - i njohur si Big Bang.

Ndërkaq, realizimi është bërë në studion e njohur të RedBox Entertainment. /Telegrafi/