Postoi armë në rrjete sociale, arrestohet një person në Podujevë
Një person është arrestuar pasi që në rrjete sociale ka postuar armë zjarri.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00, në fshatin Lupç i epërm të Podujevës.
Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator pa fishëk dhe 12 fishekë të pushkës së gjuetisë.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në rrjete sociale ka postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar; një armë zjarri me një karikator pa fishek, dhe 12 fishekë të pushkës së gjuetisë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/


