Please enter at least 3 characters.

Portugalia mposht Argjentinën, CR7 nuk realizon (Video)

2016/01/portugalia-mposht-argjentin-euml-n-cr7-nuk-realizon-video_hd.jpg

Portugezët mposhtën rivalët argjentinas me rezultat minimal prej 1-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin Old Trafford të Manchesterit.

Megjithëse në fushë ishin dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo i Portugalisë dhe Lionnel Messi i Argjentinës, rrjetat heshtën deri në kohën shtesë kur realizoi Raphael Guerreiro.

Pjesa e parë i takoi ekipit portugez, ku edhe rastin më të mirë në minutën e 29 të takimit e pati kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, i cili përballë portierit argjentinas, Guzman, u tregua i pasaktë duke goditur topin lartë, kurse Messi me shokë u munduan të realizonin me anë të kundërsulmeve, transmeton Telegrafi.

Angel Di Maria kishte mundësi të mirë të realizojë në pjesën e dytë, por gjuajtja e tij si duket nuk ishte aq e fortë sa duhet, ashtu që topi përfundoi në duart e gardianit portugez, Beto.

Megjithëse në vazhdim të ndeshjes te dyja ekipet u munduan të gjenin rrugën e golit, rrjetat e ekipeve respektive heshtën, në saje të mbrojtjeve të forta dhe ndërhyrjeve të sakta të portierëve.

Por, kur pritej që ndeshja të mbarojë me rezultat të barabartë, në skenë doli sulmuesi Raphael Guerreiro, i cili mori një pasim të saktë nga Ricardo Quaresma dhe realizoi me kokë golin e fitores së portugezëve.

Gjermania triumfon midis Spanjës
E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen Spanjë-Gjermani. Edhe pse dy trajnerët, si spanjolli, Del Bosque, ashtu edhe gjermani, Joachim Low, bënë eksperimente, goli u realizua në minutën e 90, kur mesfushori gjerman, Toni Kroos, u tregua i saktë nga largësia. /Telegrafi/