Please enter at least 3 characters.

Policia ushtarake gjermane trajnon Policinë ushtarake të Kosovës

2022/09/1-110.jpg

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Policia ushtarake gjermane ka trajtuar policinë ushtarake të Kosovës në shkathtësitë e mbrojtje së afërt.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ky trajnim është realizuar në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona.

Lexoni të plotë postimin e Mehajt në Facebook:

Policia ushtarake gjermane trajnon policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtje së afërt. Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP).Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona.Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së./Telegrafi/