Please enter at least 3 characters.

Policia sekuestron pushkë gjuetie, fishekë dhe thika në Prizren

Një person është arrestuar në fshatin Vllashne të Prizrenit, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:45.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë si dhe tri thika.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/