Policia sekuestron 60 aparate të lojërave të fatit
27/04/2018
Policia e Kosovës ka sekuestruar 60 aparate të lojërave të fatit, tri roleta dhe dokumentacione të ndryshme në disa lokacione të Kosovës.
Aksioni është zhvilluar të enjten në ora 10:30.
Aksioni saktësisht është zhvilluar në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjilan.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/


