Policia në Pejë shqipton 194 tiketa ndaj motoçiklistëve gjatë majit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë muajit maj, në kuadër të planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e komunikacionit, ka intensifikuar kontrollet ndaj ngasësve të motoçikletave.
Sipas njoftimit, nga data 1 deri më 21 maj 2026, Stacionet Policore, Njësiti i Trafikut Rajonal dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë shqiptuar gjithsej 194 tiketa ndaj motoçiklistëve për kundërvajtje të ndryshme.
Policia bën të ditur se tiketat janë shqiptuar kryesisht për shkelje si drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, drejtimi pa regjistrim, drejtimi pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka paralajmëruar se planifikimet operative do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve, ndërsa theksoi se do të ketë “zero tolerancë” ndaj kundërvajtësve në komunikacion. /Telegrafi/


