Policia në kërkim të Luan Lajqit, kërkon nga qytetarët bashkëpunim
Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Luan Lajqi, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuari Luan Lajqi, kërkohet për dy vepra penale "Vrasje në Tentativë" dhe "Vetë Gjyqësi".
"Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.Personi i dyshuar është:• LUAN (MUHAMET) LAJQI i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:• 1- (një) rast për veprën penale “Vrasje në Tentativ딕 1-(një) rast për veprën penale “ Vetë Gjyqësi”I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/


