Please enter at least 3 characters.

Policia ndalon dy persona në Prishtinë, të dyshuar për kontrabandë me barna

2024/09/barna.jpg

Policia ka ndaluar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kontrabanduar me barna.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

"Prishtinë 20.09.2024 – NN. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Ata dyshohet se kanë shitur barna kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme) të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€", thuhet në njoftim.

Policia njofton se dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime. /Telegrafi/