Policia mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik
23/09/2025
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një seri ligjëratash edukative në shkollat e Prishtinës, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe sigurisë së nxënësve në trafik.
Ligjëratat zhvillohen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, ku nxënësve u ofrohen informacionet dhe udhëzimet e nevojshme për të shmangur rreziqet dhe për të siguruar lëvizje të sigurt në rrugë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktivitetet për sigurinë e nxënësve do të vazhdojnë përmes programimeve të tjera edukative dhe masave parandaluese, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të sigurt për komunitetin shkollor.


