Please enter at least 3 characters.

Policia kontrollon veturën e një personi në Bërnjak, gjen sprej dhe shufër metalike

Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, në Bërnjak.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit me shtetësi kosovare, janë gjetur dhe konfiskuar një sprej dhe një shufër metalike.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“SPK Bërnjak 25.09.2025-17:30. Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një sprej dhe një shufër metalike. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nw raport. /Telegrafi/