Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Prishtinë
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar si person i humbur.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, ka dalë nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e personit të humbur, ndërsa ka apeluar tek qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij që ta njoftojnë autoritetet.
“Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vendndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në njoftim.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, numrit 038 550 999, si dhe përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com. /Telegrafi/


