Please enter at least 3 characters.

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Slavisha Filiq, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile

2023/02/328927182_658411882637113_8706816553040826847_n.jpg

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç bëhet e ditur, i kërkuari është Slavisa (Vojislav) Filiq, i lindur më 25 korrik të vitit 1963.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës tel. 044 220 106

- Qendra Operative –DDP tel .044 500 404

- E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/