Please enter at least 3 characters.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

2024/12/470205077_889976300009296_5205898410841904756_n-e1734517399734.jpg

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se i njëjti kërkohet për vjedhje, transmeton Telegrafi.

"Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje të raportuar në muajin Maj të këtij viti", thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/