Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, tre persona të lënduar
Foto: Ilustrim
26/07/2026
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Kosovë-Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30.
“Rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/


