Policia e Kosovës me aksion në veri, hyjnë në një objekt ilegal pranë Liqenit të Ujmanit
20/05/2025
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sërish kanë asistuar në një tjetër objekt ilegal në veri të vendit.
Objekti kësaj radhe ndodhej pranë Liqenit të Ujmanit në Zubin Potok.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se kanë asistuar për Ndërmarrjen Hidroekonomike “IBËR - LEPENC” për të hyrë në këtë objekt.
“Kemi asistu Ibër Lepencin për të hyrë në një objekt në Ujman”, ka thënë shkurt Elshani duke mos dhënë më shumë detaje. /Telegrafi/


